Kapet me 11 kg drogë i riu shqiptar në Itali, 35-vjeçari do të dëbohet nga vendi fqinj  

Një shqiptar, i cili u kap me 11 kg drogë është arrestuar në Itali. 35-vjeçari, punonjës i një kompanie transporti akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike.

Ai është pa precedent të mëparshëm dhe me leje qëndrimi në vendin fqinj. Përveç trafik droge ai akuzohet edhe për vjedhje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin në pronësi të shqiptarit, hetuesit zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze, njëra me vlerë 3000 euro dhe tjetra 6000 euro, të vjedhura përkatësisht javën e kaluar. 

Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro, që dyshohet se janë rezultat i aktiviteteve të paligjshme. 

Nisur nga faktet, Komisioneri i Policisë së Provincës së Bolzanos, Paolo Sartori, vendosi t’i heqë lejen e qëndrimit 35-vjeçarit shqiptar dhe ta dëbojë nga territori kombëtar.

Ndërkohë po vijojnë hetimet nëse ka përsona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.