Kapet droga e fshehur mes karkalecave në portin e Pireut, destinacion Shqipëria

Autoritetet greke në portin e Pireut kanë sekuestruar mëngjesin e kësaj të enjteje 250 kg kokainë, të fshehur në një kontejner me karkaleca deti.

Kontenieri që kishte ardhur nga Amerika Latine kishte për destinacion final Shqipërinë, ku do të bëhej shpërndarja e lëndës narkotike.

Newsbomb.gr raporton se është arrestuar një shqiptar i cili ishte në arrati që nga viti 2017 dhe akuzohej për prodhimin e pilulave kaptagon, të njohura edhe si droga xhihadiste.

Ndërkohë, burime policore për Protothema konfirmojnë se operacioni po vijon për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë.