Sekretariati i Etikës ka vendosur që të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi pas tensioneve në seancën e 15 janarit dhe në Komisionin e Medias, dy ditë më vonë.
Ndërkohë janë përjashtuar me 5 ditë, Bledian Nallbati dhe Asllan Dogjani.
Vendimi për përjashtimin e tyre erdhi pas kërkesës së socialistëve.
Ne seancën e 15 janarit, opozita bllokoi Foltoren dhe pengoi presidentin Bajram Begaj të mbante fjalën e tij. Ndërsa më 17 janar, në mbledhjen e Komisionit të Medias, ata u “përplasën” me deputeten Flutura Açka.