Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Joni Ketën si kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ai mbante postin e zv.drejtorit të BKH-së, por pas përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt, kandidoi për t’u zgjedhur si kreu i ri i këtij institucioni.
Komisioni i Posaçëm i SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, pas një periudhe prej 4 muajsh verifikimesh dhe intervistimesh, propozuan emrin e tij, teksa sot KLP zgjodhi unanimisht me 11 vota ta emëronte në krye të BKH-së.
Ky Komision e zhvilloi procesin nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtare për 7 kandidatë, mes të cilëve 4 efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror.
Në garë për kreun e BKH-së ishin edhe: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano.