Shkarkohet ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

Shkarkohet ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Lamallari kishte marrë këtë post në mars të 2026-ës.

Ndërkohë raportohet se në vend të tij do të emërohet Ervin Demo, i cili deri më tani ka qenë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Kjo është levizja e dytë në qeveri brenda pak ditësh, pas asaj të Evis Salës si ministre e Shëndetësisë. Në vend të Salës, si ministre e Shëndetësisë u emërua, Klodiana Spahiu.

Ndërkohë Lamallari më herët ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Brendshëm, që prej tetorit të vitit 2017.

Kreu i qeverisë Rama beri me dije se Lamallari do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri

“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama.