Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada ka nderuar të gjithë ata që humbën jetën dhe për heronjtë që u shfaqën në momentet e tragjedisë në New York, Pennsylvania dhe Virginia.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
11 shtatori shënon një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mijëra persona humbën jetën.
Përvjetori i kësaj ngjarjeje përkujtohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, në nderim të viktimave dhe të atyre që sakrifikuan jetën për të shpëtuar të tjerët.