Kjo javë ka nisur me aksidente në hyrje të Pogradecit dhe në aksin rrugor Gjirokastër-Mashkullorë.
Fillimisht policia raportoi se gjatë natës dy mjete u përplasën në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, ku si pasojë u plagosën një çift të fejuarish që udhëtonin me një mjet tip Benz dhe një burrë me një mjet tip Golf. Ky i fundit ka dëmtime me thyerje, ndërsa çifti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa rreth orës 08:00 të mëngjesit një makinë është përplasur me pjesën e pasme të kamionit, në hyrje të Pogradecit. Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Vendi në të cilin ka ndodhur përplasja, është kthyer në një aks tepër problematik në të cilin janë regjistruar aksidente të shumta ndër vite.