Jamarbër Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë, sot do të paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje

Jamarbër Malltezi ka depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, e vendosur dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Sot ai do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm për privatizimin e kompleksit Partizani, çështje për të cilën akuzohet për korrupsion aktiv.

“Duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike”, thuhet në dosjen e SPAK për Malltezin.

Ndërkohë, në arrest shtëpie qëndron edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përpara dy ditësh u pyet për herë të [arë si i pandehur nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.