Izraeli heq vizat për qytetarët e Kosovës

Izraeli ka rënë dakort që të lejojë qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, pa viza për qëllime turistike.

Vendimin ia komunikoi ambasadorja izraelite në Kosovë Tamar Ziv, presidentes Vjosa Osmani në një takim gjatë ditës së sotme.

Osmani e ka falënderuar ambasadoren për këtë vendim, duke e cilësuar atë si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve.

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.