Iu bashkuan ISIS në Siri, SPAK kërkon 7 vite burg për 5 gratë e xhihadistëve shqiptarë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për 5 nga të akuzuarat, që shkuan në Siri dhe iu bashkuan luftëtarëve shqiptarë për xhihad.

Nëse pranohet kjo kërkesë dhe shpallen fajtore, ato përfitojnë për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënimi u ulet automatikisht me 1/3 e dënimit.

Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare. Vendimi pritet të jepet disa ditë më vonë nga GJKKO.

SPAK I hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e SIrisë në Shëipëri për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe në beprimtari ushtarake, në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë process u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.