Arbër Murataj i cili ishte i shpallur në kërkim policor lidhur me ngjarjen e shënuar më 19 prill, ku u vra me thikë 19-vjeçari Stiven Toshkesi, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Murataj është djali i Admir Murataj, njërit nga grabitësit e eurove në Rinas, që mbeti i vrarë në tentativë për t’i shpëtuar policisë.
Murataj është marë në pyetje si person që kishte dijeni për ngjarjen. Ai ishte shpallur në kërkim policor me një afat prej 30 ditësh.
Arbër Murataj, ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje dhe më pas është lënë i lirë.