Ish kryeministri pranon se Alma Kaçi i ka shkuar në zyrë: Unë jam Sali Berisha dhe nuk i bëj kurrë disa veprime

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar ditën e sotme një takim me Alma Kaçin, vajzën që u përfshi në skandal me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Berisha u distancua nga kjo ngjarje duke theksuar se kjo nuk është praktika e tij e luftës politike.

“Së pari unë e kuptoj atë interesin por çfarë mun d të them unë janë tre variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ishte seks për tender. Kur thoja unë korrupsion erotik jo kërkonit raste. Ja ku është rasti, Varianti i dytë është se ia bënë njëri tjetrit ata. Grindje e brendshme mes klanëve të Partisë Socialiste. Fakte nuk kam. Ka një gjë interesante.

Ka një përpjekje që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Është unike në botë. Duket se pasi ka ndodhur historia një pjesë e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë videon. Ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti thotë paratë. Edhe nga burgu u kërkon paratë këtyre.

 Dhe tani thonë Safet këtë ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin e borxhit. Ajo ka ardhur si unë. Unë nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen te unë është i autorizuar të bëjë publike bisedat që bën me mua. Unë jam transparent. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është e vërtetë kurrë që unë… nuk është praktika ime e luftës politike. Unë jam Sali Berisha, unë nuk shkoj në disa veprime”, tha Berisha.