Deputeti demokrat dhe ish kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.
Mësohet se Mziu u pyet nga prokurori Elvin Gokaj, në lidhje me një hetim të çelur vite më parë për abuzimet me tenderat në kohën kur Mziu ishte kryebashkiak i Kamzës.
Mziu në një deklaratë për mediat pasi doli nga institucioni u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni për një tender të vitit 2019. Xhelal Mziu u kallëzua nga Këshilli Bashkiak në 2019 për një tender.