Prej 24 orësh kryefjalë e mediave në vend, por edhe të huaja ka qenë një batutë që kryeministri Edi Rama bëri ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit bëri një ngatërresë duke thënë tha se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
Por Trump i është përgjigjur kryeministrit shqiptar, duke i pulbikuar një foto me Charles McGonigal, ish-shefi i zyrës së kundërzulimit në Neë York, aktualisht i burgosur.
Në foto duket qartë që takimi mes Ramës dhe McGonigal është bërë në zyrën e kryeministrit shqiptar, një takim që daton në 2017-ën.
Fotoja është publikuar nga ish-këshilltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ky i fundit ka ndarë pamje nga shakaja “pa kripë” e Ramës që bëri me presidentin francez dhe shkruan:
“Kryeministri shqiptar u kap duke tallur iniciativat e paqes të Presidentit Trump.
I njëjti kryeministër që dyshohet se u përfshi në skandalin e ryshfetit të FBI-së, ku ish-shefi i Peter Strzok, Charles McGonigal, u dënua me mbi gjashtë vjet burg për pranimin e pagesave në para të gatshme nga agjentë shqiptarë”.
Ish-e dashura e Mcgonigal, Allison Guerrero ka komentuar në postimin e ish-këshilltarit të Trump, dukd thënë se e kishte pasur si foto, por ishte detyruar që ta fshinte atë.
Publikimi i dosjes zyrtare të Charles McGonigal nga Departamenti Amerikan i Shtetit nxori në pah detaje të rëndësishme të aktivitetit të tij të paligjshëm, si dhe lidhjen e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Provat e përfshira në dosje tregojnë se McGonigal ka marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga biznesmeni shqiptar Agron Neza, i përshkruar si individ me lidhje të afërta me qeverinë shqiptare.
Gjatë periudhës kur ai ishte ende në detyrë në FBI, McGonigal zhvilloi takime të fshehta në Tiranë dhe në Nju Jork me ish-zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, teksa raporti konfirmon se ai ka qenë pjesëmarrës në dy darka private me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitave të tij në Shqipëri, të cilat nuk janë raportuar në mënyrë zyrtare, siç kërkohet nga rregulloret e FBI-së dhe ligjet federale.
Dhe fotoja e publikuar nga ish-këshilltari i Trump tregon qartë që Rama e ka pritur në zyrë McGonigal, dhe mori përgjigjen për “talljen” që i bëri presidentim amerikan një ditë më parë në Samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kopenhagen. Teksa për shakanë e Ramës shkruan mediat e njohura si Politico, thë Telegraph, kryeministri shqiptar u detyrua që të bënte një reagim duke fajësuar mediat.