Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë” feston dot ditëlindjen. Demokrati mbush sot 37 vjeç. Për Salianjin kjo është një ditëlindje ndryshe teksa po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit.
Salianji ndodhet në burg që prej datës 27 shtator, për atë që njihet ndryshe si dosja “Babale”. Vendimi i Apelit që rikonfirmoi dënimin me 1 vit burg për ish deputetin demokrat u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike. Të tillë e quajti edhe vetë Salianji, ku tha se është i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm.