Ilir Meta: Opozita do protestojë, por edhe shoqëria duhet të reagojë! Legalizimi i kanabisit pa u konsultuar me BE-në, aksioni ndaj muxhahedinëve ishte politik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli për aksionin opozitar dhe temat e tjera të “nxehta” të ditëve të fundit në vendin tonë.

Meta u shpreh se opozita do të vijojë të protestojë, por duhet edhe shoqëria duhet të reagojë dhe të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre që të jetojnë si qytetarë të lirë dhe të paintimidueshëm nga shefat e administratës ku punojnë.

“Opozita do të bëjë gjithçka që duhet, por dhe shoqëria duhet të bëjë gjithçka në mënyrë që të gjithë të jetojnë me dinjitet. Opozita ka bërë protesta. Pa asnjë diskutim që do të bëjë protesta dhe është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që shoqëria duhet të reagojë dhe të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre që të jetojnë si qytetar i lirë, të paintimidueshëm, as nga shefat e administratës ku punojnë. Ky është një proces i përbashkët dhe besoj do të kemi kohë të gjithë për të reflektuar për këtë proces”, tha ai.

Përsa i përket projektligjit për legalizimin e kanabisit, kryetari i PL-së tha se ky ishte një vendim i pakonsultuar me Bashkimin Europia, eksa akuzoi qeverinë dhe policinë se janë të kapur nga bandat kriminale.

“Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe kur qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj. Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë”, tha Meta, duke shtuar: “Është shumë e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet e shpopullon vendin. Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë në familjet që do goditen në një mënyrë a tjetër nga ky akt. Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin”, u shpreh Meta.

Ish-Presidenti u ndal edhe te aksioni i Policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Sipas tij, ka mungesë transparence nga qeveria, ndërsa shtoi se aksioni i policisë ishte politik.

“Pretendimeve të regjimi iranian për veprime të supozuara kundër regjimit. Qeveria jonë ka konstatuar se regjimi iranian ka hakeruar sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe institucioneve, dhe këto grupe të regjimit kanë ekspozuar të dhëna sensitive e kanë kërcënuar me publikimin e të dhënave të tjera problematike.

Në vlerësimin tim keni të bëjmë me një sjellje jo transparente nga qeveria jonë, veprim politik, kemi dëgjuar se angazhimi i tyre politik në kundërshtim me statusin e tyre është një nga shkaqet që është arritur në një vlerësim se kanë bërë një shkelje të marrëveshjes me qeverinë shqiptare.

Këto aktivitete janë bërë publike në Shqipëri apo edhe vende të tjera ku kanë marrë pesë shumë përfaqësues politik nga mazhoranca dhe opozita.

Kjo është një alibi që nuk qëndron. Ajo që më shqetëson është humbja e jetës së një banori të kampit dhe lëndimi i shumë banorëve të tjerë e policëve që ishin të detyruar të zbatojnë një urdhër.

Aksioni nuk i shërbeu imazhit të vendit. Nuk ka asnjë transparencë të plotë nga ana e qeverisë. Vendimet e gjykatave, e dimë kush i kontrollon gjykatat e prokuroritë. Kemi ndryshim i sjelljes politike, se cila është arsyeja nuk e dimë.

Qeveria jonë është e para që shkel ligjet dhe është protagoniste e dhunës”, tha ai.