I vunë zjarrin kullotës në Tepelenë, kapen piromanët

Tre persona janë proceduar penalisht në Tepelenë pasi kanë shkatërruar një sipërfaqe toke, duke ndezur zjarr.

Policia njofton se Sh. K., 66 vjeç dhe P. K., 69 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

Gjithashtu policia e tepelenës njofton se në Memaliaj ka nisur procedimi për një 31 vjeçar, pasi për shkak të neglizhencës së tij në kontrollin e rrjetit elektrik është shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, në fshatin Buz.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.