Ka nisur përpara Kryeministrisë protesta e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Kreu i PD, Sali Berisha, deputetë, anëtarë dhe mbështetës të kësaj force politike janë mbledhur në shesh, ndërsa kanë paralajmëruar nëj valë protestash deri në largimin e Ramës nga qeveria.
Më herët Berisha ka deklaruar se ky tubim do të jetë vetëm fillimi i një rezistence më të gjerë kundër qeverisë Rama. Ai tha po ashtu se po nuk u largua kryeministri Edi Rama, opozita rrezikon të shkrihet.
Protesta vjen pasi zv.kryeministrja, Belinda Balluku është marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe.
Ndërkohë SPAK ka kërkuar që numrit dy të qeverisë t’i hiqet imuniteti, edhe pse kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë se Këshilli i Mandateve do të vendos pasi të japë verdiktin e saj Gjykata Kushtetues. Kjo e fundit do të zhvillojë më datë 22 janar seancën publike.
Lidhur me protestën pati edhe një reagim nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila këshillonte qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore për informacionin më të fundit.