Albi Mecini, i arrestuar një ditë më parë pasi u kap në flagrancë me një sasi të konsiderueshme eksplozivi, është paraqitur sot në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie.
Mecini është shoqëruar nga një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb.
Atij i ëhstë komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”, e vendosur ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajtja peng e një personi” për ngjarjen e prillit, ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, ngjarje për të cilën akuzohet Mecini.
Seanca gjyqësore kryesohet nga gjyqtari Alban Vrcani, ndërsa Pprokurore është Esmeralda Basho. Burime bëjnë me dije se i akuzuari Albi Meçini nuk ka folur fare në seancë.