Prej më shumë se një muaji fati i tyre nuk dihej, por shpresohej shumë që të ishin të gjallë. Katër fëmijë, më i madhi prej të cilëve 14 vjeç dhe më i vogli vetëm 1 vjeç, i kanë mbijetuar një aksidenti ajror në Amazonë, ku humbën jetën edhe prindërit e tyre.
Ata të katërt kishin vënë në lëvizje autoritetet kolumbianepor edhe fiset indigjene të zonës dhe kërkues vullnetarë dhe më në fund janë gjetur gjallë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti I Kolumbisë Gustavo Petro, i cili tha së fëmijët ia kishin dalë të shpëtonin, pasi kanë marrë më herët mësime nga familjet indigjene se si mund të mbijetojnë në xhungël.
Petro tha se fëmijët ishin të gjithë bashkë kur u gjetën, duke shtuar se ata kishin treguar një shembull të “mbijetesës totale që do të mbahet mend në histori”.
“Ata janë fëmijë të xhunglës dhe tani janë fëmijë të Kolumbisë”, shtoi ai. Duke zbuluar gjetjen e tyre më herët gjatë ditës, presidenti kolumbian kishte postuar në Tëitter një imazh që tregon ekipet e kërkimit duke trajtuar fëmijët në pyll, me fjalët: “Një gëzim për të gjithë vendin!”
Fëmijët, të cilët duken të dobësuar në foto, u vlerësuan nga mjekët përpara se të largoheshin nga Forcat Ajrore Kolumbiane me një ambulancë ajrore në Komandën Ajrore të Transportit Ushtarak në Bogota, të shtunën herët në mëngjes.
Lesly Jacobombaire Mucutuy, 13 vjeç, Soleiny Jacobombaire Mucutuy, 9, Tien Ranoque Mucutuy, 4, dhe foshnja Cristin Ranoque Mucutuy u bllokuan në xhungël më 1 maj, të mbijetuarit e vetëm të një aksidenti vdekjeprurës avioni.
Nëna e tyre, Magdalena Mucutuy Valencia, u vra në përplasje së bashku me dy pasagjerë të tjerë të rritur: piloti Hernando Murcia Morales dhe udhëheqësi indigjen i Yarupari Herman Mendoza Hernández.