I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjes por kërkon pafajësi, Orgest Bilbili bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për masakrën e Lushnjes kërkon pafajësi.

Pavarësisht së Orgest Bilbili ka marrë një dënim të përjetshëm nga gjykata e apelit të posacshëm ai nuk heq dorë për të fitur lirinë.

Nëpërmjet avokatit të tij Bilbili i është drejtuar më një rekurs gjykatës së lartë ku kërkon prishjen e vendimit që e mbylli në burg për jetë.

Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga GJKKO, për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën.

Orgest Bilbili u kap rastësisht në 10 prill 2020 në Tiranë, nga një efektiv i forcave Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe nxorri nga çanta një armë zjarri. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht.

Autori i masakrës së Lushnjes, që ishte në kërkim prej gjashtë vitesh, po përgatitej për një vrasje të radhës. I veshur sportiv dhe me një kapuç në kokë, ai doli nga banesa ku jetonte tek Xhamlliku bashkë me shokun e tij Kaloshi.