I dënuar në Itali për trafik droge, GJKKO i sekuestron pasuritë vlonjatit

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për t’i konfiskuar pasuritë Viktor Shoraj nga Vlora, i dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobvënie.

Atij i janë sekuestruar disa apartamente, një dyqan dhe 2 poste parkimi, ndërkohë që disa prej këtyre pasurive i kishte kaluar në emër të të afërmve.

Njoftimi i SPAK:

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.07.2023, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit ndërmjet të tjerave të pasurive të subjektit Viktor Shoraj dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

·         Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

·         Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

·         Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

·         Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

·         Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

·         Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.