Një 39-vjeçar, i akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2011 është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se Edison Demiri, ishte dënuar me 6 vite burg për vrasjen e një 78-vjeçari në Korçë.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar atë me 6 vite burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në 25 korrik të 2011 në fshatin Pojan, së bashku me një shtetas tjetër ka plagosur me pasojë vdekjen 78-vjeçarin A.Z dhe ka dëmtuar djalin e tij.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Edison Demiri, 39 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.