I bënte presion pastrueses, SPAK i kërkon emisionit investigativ pamjet filmike për kryebashkiaken e Roskovecit

Dy muaj pasi emisioni “Piranjat” publikoi një audio përgjim të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufit e cila dëgjohej duke diskriminuar një mësuese dhe  i bërë presion pastrueses për vendin e punës, SPAK ka kërkuar pamjet filmike.

Përmes një shkrese drejtuar televizionit që transmeton programin, SPAK kërkon dy audio përgjimet e datave 5 dhe 12 maj 2023.

Emisioni thotë se ka të dokumentuar me video manipulimin e votës dhe shkeljen e ligjit. Bufi shfaqej duke diskriminuar arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidoi sanitaren në shkollën e fshatit Suk.

Një muaj më parë SPAK thirri Nikoleta Veshos, sanitaren e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi. Asaj i është kërkuar të japë dëshminë e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me ngjarjen që u publikua edhe në një emission televiziv.

Shkresa që SPAK i ka dërguar televizionit: