I arrestuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Zbulimi u bë pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan prokurorin në pranga më 19 qershor 2021.

Propozimi për shkarkimin e tij u bë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe u votua me 9 vota pro dhe 1 kunder.

Procesi i rivlerësimit për Hasën ka përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.