Ish-kyetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci i cili është arrestuar një muaj më parë me urdhër të SPAK, është dërguar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.
Fran Tuci ndodhej në ambientet e paraburgimit në burgun e Reçit, kur ka patur komplikacione shëndetësore, dhe është dërguar me pas në ambientet e spitalit të këtij institucioni.
Fran Tuci u arrestua më 13 korrik nën akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe korrupsionit, pasi lejoi hapjen e një rruge për në një fshat të thellë.
Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.
Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit, deri në zgjedhjet e 14 Majit ku nuk u rikandidua nga socialistët.