Gjykata e posaçme shtyn seancen per Dritan Rexhepin. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë njoftimi i tij në burg në Turqi. SPAk ka kërkuar që ta njoftojë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij në vendin tonë.
Dritan Rexhepi akuzohet nga SPAK si porositës i rrëmbimit të Jan Prengës në 17 janar të 2020.
Nga hetimet rezulton se Jan Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti grabiti sasinë prej 260 kg heroinë në Portin Portsmouth të Britanisë së Madhe.
Për të kthyer drogën që ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Dritan Rexhepi, që ndodhej në atë kohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruan të merrej peng i vëllai. Urdhri u dha në fund të muajit dhjetor 2019, – me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike – ndërsa rrëmbimi u krye pak ditë më pas.
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, Tiranë, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.
Sipas SPAK organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi u krye nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.