Një turist nga Bullgaria është gjetur i pajetë pas një aksidenti që pësoi bashkë me një person tjetër duke ngjitur Majën e Jezercës. Pas sinjalit që kishte marrë, efektivët e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kërkuan me helikopter në mal duke gjetur të pajetë njërin nga turistët. Për shkak të mungeses së valëve telefonike, komunikimi me ta ishte i vështirë.
Terreni i ngjitjes në Majën e Jezercës, është ndër më të vështirit dhe kërkon deri në 8 orë.
Ai cilësohet me shkallë vështirësie të lartë dhe kërkon përgatitje të mirë fizike. Shpesh turistët udhëtojnë pa guida dhe përballen me të tilla aksidente, pasi pavarësisht interesit të lartë për ekspedita nëpër malet tona mungojnë sinjalistikat nëpër shtegje.
Njoftimi i Agjencisë Kombetare të Mbrotjes Civile:
Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.
Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.
Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.
🚨⚠️Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive.