Nëntë pushues nga Kosova janë helmuar teksa ishin duke kaluar pushimet në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se ata ishin duke qëndruar në një hotel dhe dyshohet se helmimi nuk ka ardhur nga ushqimet apo uji porn ga dezinfektimi me një material kimik.
Kjo ka bërë që pushuesit të kërkojnë ndihmë mjekësore. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet i gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokolli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.
“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu. Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon.