Hoqi dorë nga mbrojtja publike e Veliajt, Edi Rama e pranon: Altin Dumani, i ndershëm dhe kurajoz

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të ndershëm dhe kurajoz kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin, teksa i përgjigjej një qytetari në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale.

Kjo deklaratë e tij vjen disa ditë pasi hoqi dorë nga sulmet ndaj SPPAK dhe urdhëroi grupin parlamentar që të mos mbrojnë më Erion Veliajn, duke e lënë kryebashkiakun të vetëm përballë drejtësisë.

“Altin Dumani për të cilin kam respekt dhe ka solidaritetin tim e tonë përballë sulmeve kafshërore edhe deri kundër familjes së tij. Nuk ka ardhur nga Hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika e Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu, ka punuar prokuror. E kishe dëgjuar ti Dumanin atëherë? Jam i bindur që  i tillë ka qenë edhe atëherë i ndershëm dhe kurajoz”, tha Rama ndër të tjera.

AI hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës se kanë qenë kundër reformës në drejtësi, të cilën donin ta pengonin.

“Po bufin e kënetës e gjithë këta “lulërat” i ke parë ti ç’bënin kur unë e PS donim të bënim reformën në drejtësi dhe si reagonin e si u përpoqën të reagonin? E dëgjon bufin se ç’thotë që më jepni votën, të shkrij SPAK”, u shpreh kryeministri.