Homeland Justice nxjerr në shitje të dhënat e shqiptarëve të vjedhura nga kompania “One Telecom”

Grupi i hakerave “Homaland Justice” ka nxjerrë në shitje të dhënat e shqiptarëve të vjedhura nga serverat e kompanisë “One Telecom”.

Në njoftimin e fundit në Telegram, ata thonë se disponojnë 259 Terabyte të dhëna të shqiptarëve, të cilat shiten për 1 Bitcoin, i cili ka vlerën e rreth 43 mijë dollarëve.

Sipas tyre, drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar me mediat për të fshehur dëmin që ka bërë sulmi kibernetik.

“Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16 Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar ditë-natë me mediat për të fshehur dënim e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”, thuhet në njoftimin e tyre.