Hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë, Gjykata cakton ‘detyrim paraqitje’ për 19 të ndaluarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 të ndaluarit në protestën e Partisë Demokratike, të mbajtur në 24 janar.

 Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën e arrestit në burg për 5 persona, arrest shtëpi për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 9 protestues.

Në mbështetje të protestuesve, në Gjykata ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se protesta e së shtunës u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, me këtë të fundit që hodhi gaz lotsjellës, duke mos kursyer as gazetarët.

Gjatë protestës, mbetën të lënduar edhe disa policë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.