Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar nga Zveçani se janë hequr fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriç, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Sveçla tha se “simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.”
“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, shkruan ministri.