Hetimi i krimeve zgjedhore, SPAK i kthen përgjigje PD: Nga Janari deri tani kemi regjistruar 18 procedime penale

SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore. Prokuroria e Posaçme bën me dije se që nga janari 2025 e deri tani janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

Nga këto 18 procedime, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht. Në fillim të muajit Prill, Partia Demokratike ju drejtua me një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ngritjen e taks forcës për hetimin e krimeve zgjedhore.

PD kërkonte informacion se sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025, kur u ngrit kjo task forcë dhe deri tani. Po ashtu, sa prej këtyre hetimeve janë me iniciativën e SPAK dhe sa kanë ardhur si rrjedhojë e denoncimeve apo kallëzimeve nga qytetarë të ndryshëm.