Shefi i sektorit Kushtrim Selimi dhe punonjësja tjetër Regina Omeri djanë përjashtuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, për shkak të skandalit me portalin që denigronte drejtuesit e policisë.
Zyrtarja e AMP, Regina Omeri deklaroi dje para policisë se Kushtrim Selimi i niste lajme, të cilat më pas ajo ia dërgonte gazetarit Ervis Hasanaga për publikim.
Vendimi për përjashtimin e tyre është marrë ditën e djeshme, sapo ka mbërritur njoftimi i Policisë së Tiranës për arrestimin e tyre për mashtrim kompjuterik. Selimi është ende në kërkim.
Ndërsa gazetari Hasanaga deklaroi se paguhej 600 euro dhe se kohët e fundit as nuk flinte nga meraku i lajmeve që bënte por sipas tij i duheshin paratë.
Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.