Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD-së, që kryesohet nga Gazement Bardhi, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.

Mësohet se Bardhi ka propozuar Orjola Pampurin në këtë pozicion. Oriola Pampuri njihet si mbështetëse e Lulzim Bashës, i cili e futi në listat e fshehta si deputete në zgjedhjet e 2017.

Por deputetët e tjerë të grupit e kanë kundërshtuar. Ata kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e pozicionuar në krah të Bardhit, e cila është miratuar me shumicën e votave të grupit të PD.