Gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga gjyqi për dosjen e “Toyota Auris”. Gjoka ka thënë se është në konflikt interesi duke hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje.
Gjyqtarja e GJKKO ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës, i cili është kreu i një organizate kriminale dhe rezulton se kjo pikë është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve.
Po ashtu, në komunikimet në aplikacionin SkyEcc ata kanë diskutuar për mënyrën sesi do të ndikonin sistemin e drejtësisë për të çliruar nga sekuestro pasuritë e Çelës. Për këtë shkak, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe se mund të jetë dhe dëshmitare në proces.
Ndërkohë shorti elektronik zgjodhi gjyqtarin Erjon Çela për të shqyrtuar këtë çështje.
Më datë 4 janar 2025, SPAK përfundoi hetimet ndaj 4 të pandehurve Radovan Çela, Astrit Vladi, Aurel Zarka dhe Eriona Daupaj. Sipas njoftimit të SPAK është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej