Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua ditën e sotme me 10 vite burg si i përfshirë në skandalin e inceneratorit të Fierit.
Dënimi u dha nga GJKKO, e cila pranoi pretencën e prokurorëve të SPAK.
Në seancën gjyqësore është vënë re se ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
Edhe pse deputet i një partie opozitare Duka ka vendosur të mbështesë kunatin dhe mikun e tij Lefter Koka. Ky i fundit me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.


