Në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Durrësit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ka dëshmuar edhe ish drejtuesi i Policisë Agron Kulicaj.
Ai tregon takimin me penduarin e drejtësisë, Luftar Reci, ku ky i fundit i ka shkruajtur fillimisht një letër, ku i rrëfente për disa ngjarje kriminale në Dibër, Tiranë dhe Durrës.
“Në vitin 2008 më ka ardhur një letër në Policinë e Shtetit. Kjo letër ishte dërguar nga Luftar Reçi, i cili tregonte për disa ngjarje kriminale. Këto ngjarje kishin të bënin me vrasje në Dibër, trafik armësh dhe vrasjë në Durrës e Tiranë. Në këtë letër flitej për persona që Luftari tregonte se janë autorë. Sipas asaj që ishte shkruar në letër, në vrasjen e Vajdin Lames kanë marrë pjesë njerëz si brenda vendit dhe jashtë saj, duke iu referuar një të huaji që kishte montuar bombën.
Pasi morëm letrën, e diskutova me Arjan Kuritin dhe Tonin Vocaj dhe shkuam e takuam Luftarin në burgun e Burrelit. Më pas kemi vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Ramën dhe drejtues të krimeve të rënda. Në i kemi përcjellë akte organit të akzuës e cila e pezulloi hetimin. Sipas informacioneve policore Luftar Reci ishte person me rrezikshmëri”, deklaroi ai.
Ndërkohë Emiljano Shullazi e pyti nëse në Leter ishte emri i tij i shkruajtur nga Reci.
Kulicaj: Po ishte