Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata ditën e sotme.
Eduart Kapri ishte arrestuar dhe gjykohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, por gjykata nuk ka mundur të provojë akuzat ndaj tij.
Sipas SPAK fakti i parë penal lidhej me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”, por pas shqyrtimit të dosjes, Gjykata doli në përfundimin se nuk ka patur asnjë shkelje.