Gjykata serbe ka lënë në burg 3 policët e rrëmbyer në Kosovë nga forcat serbe dy ditë më parë.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Kralevë dha masën “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit. Sipas vendimit të gjykatës tre policët do të qëndrojnë në ambientet e paraburgimit për 30 ditë.
Sipas mediave në Kosovë nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.
Edhe pse pati reagime të shumta për lirimin e policëve, Serbia po vazhdon t’i trajtojë si kriminelë policët e Kosovës.