Gjykata lë në burg Martin Nikollin, ish-shoferi i Lindita Nikollës që dhunoi familjen Kaçi dhe qëlloi me armën e shërbimit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Martin Nikollin, ish-shoferin e kryeparlamentares Lindita Nikolli që dhunoi me shkop bejsbolli anëtarët e familjes Kaçi në Hamallaj dhe qëlloi edhe me armën e shërbimit.

E njëjta masë sigurie është dhënë e dhe për vëllanë e tij, Alfred Nikollin, ndërkohë që për familjen Kaçi është dhënë urdhër mbrojtje.

Martin Nikolla bashkë me vëllezërit i zunë pritë e qëlluan me shkopa bejsbolli 80 vjeçarin Pjetër Kaçi, ndërkohë që më pas edhe djemtë e këtij të fundit u përfshinë në sherr. NË ato momente, Martin Nikolli nxori armën e shërbimit dhe qëlloi 5 herë në ajër.

AI u arrestua së bashku me vëllanë, ndërkohë që ministri Taulant Balla e opërjashtoi nga Garda e Republikës, ku shërbente prej vitit 2006.