Para seancës së sotme plenare ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat ku është pyetur për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën Sali Berishës.
Basha u shpreh se nuk shqetësohet për fatin e tij personal, por pasojat sipas tiji vuajnë qytetarët shqiptarë.
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.
Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me të dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës.”, – tha Basha.
Basha u shpreh se për të bashkëpunuar kushti i tij është distancimi i qartë nga vetëm nga Edi Rama, por dhe nga Ilir Meta.
“Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën. Kush bën pazare me Edi Ramën është e qartë dhe nga vendimi i djeshëm i gjykatës.
Ndërsa kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta”, tha Basha.