Gjykata i dha Sali Berishës vulën e partisë, vjen reagimi i parë nga opozita: Sot demokratët janë të bashkuar

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pasi Gjykata e Apelit vendosi t’i japë përfundimisht vulën Sali Berishës.

Vendimi është i formës së prerë dhe Noka e ka cilësuar këtë një ditë të mirë për demokratët dhe një ditë të zezë për regjimin,

Reagimi:

Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.

E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD.

Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin.

Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.