Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Dakon, i cili për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Rasti i parë, lidhet me një pallat në qendër të Durrësit, i cili fillimisht ka patur një leje për 8 kate, por që ka përfunduar me 3 kate të tjera shtesë. Kanë qenë banorët e tij, që pas dëmtimeve të rënda që objekti pësoi nga tërmeti i viti 2019, paraqitën kallëzimin në prokurori.
Rasti i dytë, lidhet me një tender, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se ka një dëm ekonomik prej 18 milionë lekësh dhe një kallëzim të bërë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj.
Në seancën e kaluar, Gjykata i dha 25 ditë kohë Prokurorisë së Posaçme të plotësonte dosjen në ngarkim të ish kryebashkiakut të Durrësit, pasi konstatoi që nuk ka një akt ekspertimi për tenderin e vijës bregdetare, që të përcaktojë dëmin e shkaktuar.