Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Jamarbër Malltezi mbetet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Malltezi u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Kërkesa e Malltezit për heqjen e masës së sigurisë është rrëzuar edhe më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Nën akuzë për këtë çështje është vendosur dhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Nga hetimet Jamarbër Malltezi dyshohet se përfitoi rreth 5 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani. SPAK insiston se biznesmeni dhe Malltezi në bashkëpunim i pastruan paratë duke fshehur origjinën e vërtetë të tyre.