Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni, i cili do të gjykojë kërkesën e Prokurorisë për rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dajtin.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në qytetin e Durrësit. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në 2019 e dënoi me 25 vite burg.

Por prokuroria ka kërkuar që t’i rikthehet dënimi me burgim të përjetshëm, ndaj do të jetë Gjykata e Lartë që do të marrë vendimin.