Gjykata e Lartë ka shuar shpresat për Fredi Belerin, pasi ka vendosur ditën e sotme për ta lënë në “arrest me burg”.
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por Gjykata ka refuzuar sërish kërkesën e tij. Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sandër Simoni.
Gjykata e Lartë, e cila është shkalla e fundit e gjyqësorit ku kryebashkiaku i Himarës mund të apelonte. Më herët kërkesa e tij për ndryshimin e masës ishte refuzuar 3 herë nga gjykatat e tjera.