GJKKO zhvilloi sot seancën paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i akuzuar për shpërdorim detyre.
GJKKO mori vendimin që më 17 prill të vendosë nëse dosja në ngarkim të tij do të kalojë ose jo për gjykim. Ndërkohë Dako pas daljes nga gjykata, nuk preferoi të fliste për mediat.
“A keni shpërdoruar detyrën? A jeni akullore?”, këto ishin pyetjet e gazetarëve për Dakon, të cilat nuk morën përgjigjen e tij.
Rikujtojmë se Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Gjatë seancës së sotme, Dako u shfaq i buzëqeshur dhe më duar në xhepa teksa priste vendimin e gjykatës.