Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin për ish-kryetarin të Bashkisë së Durrësit. Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë
Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.
Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare, që sipas Prokurorisë është dhjetëfishuar. Ekspertiza e re që u bë me kërkesë të gjykatës ka konkluduar se vlera e dëmit është 6.270.000 lekë pa tvsh.
Edhe kjo akt ekspertizë është kundërshtuar nga avokatët dhe vetë Vagjush Dakos të cilët pretendojnë se nuk ka patur abuzime me tenderin e shëtitores.